permbytje ne disa zona franca leshon alarm te kuq 6994860accadf

Përmbytje në disa zona, Franca lëshon alarm të kuq

February 17, 2026
1 minut lexim

Franca ka shpallur alarm të kuq për përmbytje, ndërsa pasojat e stuhisë Nils kanë shkaktuar kaos në disa zona të vendit. Shtëpi janë përmbytur dhe fshatra të tëra kanë mbetur të izoluara pasi lumi Garonne doli nga shtrati.

Zyrtarët paralajmërojnë për përmbytje të mëdha të martën pasdite në lumin Maine, përfshirë qytetin e Angers, si dhe gjatë natës në lumin Loire në zonën Ponts-de-Cé. Sipas autoriteteve, nivelet e ujit pritet të vazhdojnë të rriten edhe gjatë së mërkurës.

Situata në Francë vjen pas një serie stuhish që kanë goditur gjithashtu Portugalia dhe Spanja, ku të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, shkencëtarët i kanë bërë thirrje Evropës të përgatitet për një botë deri në 3 gradë Celsius më të nxehtë deri në fund të shekullit si dhe të testojë skenarë edhe më ekstremë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

skuadra sllovene befason para sfides me kampionin e kosoves 699485434a419
Lajmi i mëparshëm

Skuadra sllovene befason para sfidës me kampionin e Kosovës

i kishte kaluar afati i perdorimit bllokohet nje sasi mielli ne durres 699486d47aa59
Lajmi i radhës

I kishte kaluar afati i përdorimit, bllokohet një sasi mielli në Durrës

Të fundit nga

ShkoLartë