permbysje spektakolare ne shtese dinamo mund gjigantet kroate te hajduk split dhe kualifikohet ne play off et e conference league 689e594f1cff8

Përmbysje spektakolare në shtesë, Dinamo mund gjigantët kroatë të Hajduk Split dhe kualifikohet në play off-et e Conference League

August 14, 2025
1 minut lexim

Dinamo ka arritur një kualifikim historik në fazën “play off” të Conference League, pas fitores 3-1 në 120 minuta kundër gjigantit kroat të Hajduk Split, pasi në ndeshjen e parë kroatët fituan 2-1.

Sfida e luajtur në Arenën Kombëtare dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb nisi në mënyrën e duhur për të besuarit e Ilir Dajës, të cilët kaluan në avantazh me anë të Baton Zabërgjas në minutën e 13’.

Kroatët i mbyllën 90 minutat me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Sanyang, ndësa fati i kualifikimit do vendosej në shtesë.

Në minutën e 99’, Karacic shënoi për miqtë, por brenda 2 minutave, Qardaku dhe Berisha kryen përmbysjen e çmendur dhe historike.

Kështu Dinamo avancon në “play off” të Conference League, aty ku do të ndeshet me polakët e Jagiellonia.

REZULTATI:

DINAMO 3-1 HAJDUK SPLIT

Zabërgja 14’, Qardaku 109’, Berisha 111’ / Karacic 99’


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aleatet refuzojne te blejne aeroplanet f 35 goditje per eksportet ushtarake amerikane 689e589ae5e19
Lajmi i mëparshëm

Aleatët refuzojnë të blejnë aeroplanët F-35, goditje për eksportet ushtarake amerikane

nese nuk do te isha president putini do e kishte pushtuar ukrainen trump flet para samitit ne alaske takim i rendesishem si per ta ashtu edhe per ne 689e5a7c02003
Lajmi i radhës

“Nëse nuk do të isha President, Putini do e kishte pushtuar Ukrainën”/ Trump flet para samitit në Alaskë: Takim i rëndësishëm si për ta, ashtu edhe për ne

Të fundit nga

ShkoLartë