perleshje ne stamboll per karikaturen e dyshuar te profetit muhamed 686391d1c6594

Përleshje në Stamboll për karikaturën e dyshuar të profetit Muhamed

July 1, 2025
min lexim

Në Stamboll ka pasur përleshje dhe policia që ka përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë të zemëruar, pas pretendimeve se një revistë satirike kishte publikuar një karikaturë të profetit Muhamed.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës, pasi kryeprokurori i Stambollit urdhëroi arrestimin e redaktorëve të revistës LeMan, me arsyetimin se ata kishin publikuar një karikaturë “që ofendoi publikisht vlerat fetare”.

“Zyra e kryeprokurorit publik ka nisur një hetim lidhur me publikimin e një karikature në numrin e publikuar më 26 qershor 2025 të revistës LeMan që publikisht ka fyer vlerat fetare dhe fletarrestimet janë lëshuar për personat e përfshirë”, tha kjo zyrë.

Një kopje e imazhit bardhë e zi, e publikuar në rrjetet sociale, shfaq dy personazhe që fluturojnë mbi qiellin e një qyteti nën bombardime.

“Salam aleiku, unë jam Muhamedi”, thotë njëri nga personazhet teksa përshëndet personazhin tjetër i cili përgjigjet, “Aleikum salam, unë jam Musa”.

Por, kryeredaktori i revistës, Tuncay Akgun, tha për AFP-në se imazhi ishte keqinterpretuar dhe “nuk është karikatura e profetit Muhamed”.

“Në këtë punim, për emrin e një myslimani që u vra në bombardimet e Izraelit është përdorur emri Muhamed. Më shumë se 200 milionë njerëz në botën islame quhen Muhamed”, tha ai, duke shtuar se karikatura “nuk ka asnjë lidhje me profetin Muhamed”.

“Ne kurrë nuk do të rrezikonin” me një gjë të tillë, shtoi ai.

Pasi doli lajmi për fletarrestimet, dhjetëra protestues të zemëruar sulmuan një kafene që shpesh frekuentohet nga punëtorët e revistës LeMan në qendër të Stambollit, duke nxitur një përleshje me policinë.

Në këtë përleshje u përfshin 250 deri në 300 persona, tha një korrespondent i agjencisë AFP.

Përmes disa postimeve në X, ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se policia ka arrestuar karikaturistin përgjegjës për këtë “vizatim të neveritshëm”, dizajnerin grafik të revistës dhe dy pjesëtarë të tjerë të stafit.

Policia gjithashtu ka marrë nën kontroll zyrat e revistës në rrugën Istiklal, dhe janë lëshuar fletarrestime për disa udhëheqës të tjerë të revistës, tha zëdhënësi i Presidencës turke, Fahrettin Altin, përmes një postimi në X.

Po në këtë platformë, revista LeMan mbrojti karikaturën dhe tha se ajo u keqkuptua qëllimshëm për të shkaktuar provokim.

“Karikaturisti dëshironte të portretizonte drejtësi për popullin e shtypur mysliman duke paraqitur një mysliman të vrarë nga Izraeli. Ai asnjëherë nuk kishte për qëllim të përbuzte vlerat fetare”, u tha në deklaratë.

Akgun tha se fletarrestimet të lëshuara për anëtarët e revistës, që është një bastion satirik i opozitës i themeluar më 1991, ishte “tronditës, por jo shumë befasues”.

“Ky është një akt për shkatërrimin tonë. Ministrat janë të përfshirë në gjithë këtë çështje, kjo karikaturë po keqinterpretohet. Të bësh krahasime me Charlie Hebdo është dashakeqësi dhe është shumë shqetësuese”, tha ai, duke iu referuar revistës satirike franceze, zyrat e të cilës u sulmuan më 2015 nga islamistë të armatosur.

Gjatë sulmit në zyrat e revistës Charlie Hebdo ishin vrarë 12 persona dhe sulmi u krye pasi revista publikoi një karikaturë tallëse të profetit Muhamed..REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjate arrestimi sulmoi fizikisht zyrtaret policore ne kacanik i dyshuari dergohet ne mbajtje 686390a8f29da
Lajmi i mëparshëm

Gjatë arrestimi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Kaçanik, i dyshuari dërgohet në mbajtje

bdi tabela njeetnike ne hyrje te struges nje tjeter provokim i qellimshem ndaj shqiptareve 686394dda8835
Lajmi i radhës

BDI: Tabela njëetnike në hyrje të Strugës, një tjetër provokim i qëllimshëm ndaj shqiptarëve

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë