perkunder spekulimeve per percarje lideret e vlen it publikojne mesazh uniteti krah per krah ne rrugen drejt fitores 68854131ac1a0

Përkundër spekulimeve për përçarje, liderët e VLEN-it publikojnë mesazh uniteti: “Krah për krah, në rrugën drejt fitores!”

July 26, 2025
1 minut lexim

Shkup, 26 korrik – Në një kohë kur në disa media janë publikuar lajme për përçarje brenda koalicionit shqiptar VLEN, katër liderët kryesorë të kësaj platforme – Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Arben Fetai, Zekirija Ibrahimi dhe Bekim Qoku – kanë hedhur poshtë këto zëra me një veprim simbolik, shkruan zhurnal.mk.

Ata kanë publikuar një fotografi të përbashkët ku shfaqen të buzëqeshur dhe të bashkuar, e cila shoqërohet me mbishkrimin: “Krah për krah, në rrugën drejt fitores!”

Ky mesazh vjen si një kundërpërgjigje e qartë ndaj përpjekjeve për të krijuar përçarje brenda VLEN-it, duke theksuar qartë se bashkëpunimi mes liderëve mbetet i fortë dhe strategjik në funksion të qëllimeve të përbashkëta politike.

Nga rrethi i afërt i koalicionit VLEN, mësohet se puna për konsolidimin e strukturave në terren dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme vazhdon me intensitet të lartë, ndërsa liderët janë të vendosur ta çojnë përpara frymën e bashkimit dhe reformës në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Fotografia e publikuar është interpretuar si një sinjal i qartë se VLEN mbetet një trup i bashkuar përballë sfidave politike dhe një premtim për elektoratin shqiptar se kauzat e përbashkëta nuk do të zbehen për shkak të spekulimeve mediatike.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti me te rinjte e cairit rinia nuk pret me ajo vepron krijon dhe sfidon 68853c47b5028
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti me të rinjtë e Çairit: Rinia nuk pret më, ajo vepron, krijon dhe sfidon

IMG 7487
Lajmi i radhës

Venera Azizi publikon foton e përbashkët të liderëve të VLEN-it: Krah për krah, në rrugën drejt fitores!

Të fundit nga

ShkoLartë