perkeqesimi i kushteve atmosferike ndalohet cdo dalje ne det e mjeteve lundruese ne sarande 68b21ea62a8fd

Përkeqësimi i kushteve atmosferike, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese në Sarandë

August 29, 2025
1 minut lexim

Dalja në det e çdo mjeti lundrues në Sarandë është ndaluar, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare.

Sipas Kapitenit të Portit Sarandë, Fotin Kona, priten erëra me intensitet të lartë dhe dallgëzim përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt.

Për këtë arsye, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.

Ky ndalim hyn në fuqi nga ora 06:00 e datës 30 dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë. Mosrespektimi i këtij urdhri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ushtaret gjermane te kfor it organizojne ekspozite armesh ne bondsteel per koleget amerikane 68b21e000574a
Lajmi i mëparshëm

Ushtarët gjermanë të KFOR-it organizojnë ekspozitë armësh në Bondsteel për kolegët amerikanë

meta nxiton te sjelle ne treg modelin e ri te llama deri ne fund te vitit 68b21ed44f667
Lajmi i radhës

Meta nxiton të sjellë në treg modelin e ri të Llama deri në fund të vitit

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë