meta nxiton te sjelle ne treg modelin e ri te llama deri ne fund te vitit 68b21ed44f667

Meta nxiton të sjellë në treg modelin e ri të Llama deri në fund të vitit

August 29, 2025
1 minut lexim

Meta po përgatitet të publikojë modelin e ri të Inteligjencës Artificiale Llama 4.X deri në fund të vitit, si një nga projektet kryesore të laboratorit të sapokrijuar Meta Superintelligence Labs (MSL).

Modeli i ri, që brenda kompanisë quhet edhe Llama 4.5, po zhvillohet nga një nën-grup i quajtur TBD.

Pas lansimit të serisë Llama 4 në prill, i cili u prit me kritika për performancën e kufizuar në detyra praktike, Meta synon që versioni i ri të korrigjojë mangësitë dhe të sjellë përmirësime të dukshme.

Kompania kishte planifikuar gjithashtu një model tjetër të quajtur Behemoth, por sipas raportimeve, lansimi i tij u shty.

Në korrik, CEO Mark Zuckerberg tha se MSL është ngritur për të zhvilluar gjeneratën e ardhshme të modeleve të AI-së dhe se përparimet drejt Llama 4.1 dhe 4.2 po ecin me ritëm të mirë.

Ndërkohë, kreu i MSL, Alexandr Wang, ka theksuar se ekipi TBD po punon për “trajnimin dhe shkallëzimin e modeleve të mëdha drejt superinteligjencës”.

Megjithatë, edhe pse Meta ka ofruar paketa milionëshe për të rekrutuar ekspertë të AI nga OpenAI dhe Google DeepMind, laboratori i ri tashmë ka humbur disa punonjës të rëndësishëm.

Deri tani, të paktën tetë inxhinierë, studiues dhe një drejtues i lartë produkti kanë lënë kompaninë në vetëm dy muajt e fundit. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perkeqesimi i kushteve atmosferike ndalohet cdo dalje ne det e mjeteve lundruese ne sarande 68b21ea62a8fd
Lajmi i mëparshëm

Përkeqësimi i kushteve atmosferike, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese në Sarandë

merz paralajmeron se lufta ne ukraine mund te zgjase per muaj te tere 68b21f15b5c54
Lajmi i radhës

Merz paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të zgjasë “për muaj të tërë”

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë