perjashtuan nga ekipi idriz bathen te flamurtari tjeter njoftim 6943e7d4aa469

Përjashtuan nga ekipi Idriz Bathën, te Flamurtari tjetër njoftim

December 18, 2025
1 minut lexim

Flamurtari nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat dhe situata brenda klubit nuk është ajo e duhura.

Vlonjatët ditën e djeshme nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale, njoftuan se për shkak të përplasjes fizike me Cristian Nunez ishte përjashtuar Idriz Batha.

Ndërkohë një tjetër njoftim shumë i rëndësishëm vjen ditën e sotme që ka të bëjë me duelin me Teutën. Përballje kjo që do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë, në orën 19:30.

Klubi ka nxjerrë në shitje biletat, teksa ka bërë të ditur edhe çmimet e tyre. Kështu çmimi i biletave është 1500 lekë në tribunën qendrore, ndërsa në tribunat e tjera një biletë kushton vetëm 300 lekë.

 Ndërkohë hyrja për gratë dhe vajzat është falas.

Vlen të theksohet se Flamurtari pas 16 javësh kampionat ndodhet në vendin e parafundit me vetëm 13 pikë, 5 më shumë se Tirana e vendit të fundit. Dhe prej 2 javësh nuk e njohin fitoren në Superiore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

votohen pa diskutim projektligjet mbyllet seanca plenare 6943e776e8cab
Lajmi i mëparshëm

Votohen pa diskutim projektligjet/ Mbyllet seanca plenare

seanca ne apel per belinda ballukun zv kryeministrja perfaqesohet nga dy avokatet kerkon heqjen e masave nga gjkko 6943e88358d46
Lajmi i radhës

Seanca në Apel për Belinda Ballukun, zv.Kryeministrja përfaqësohet nga dy avokatët, kërkon heqjen e masave nga GJKKO

Të fundit nga

Dilema në sulm

Në prag të sfidës me Vllazninë, trajneri Orges Shehi po bën llogaritë e fundit për 11- shen që do të zbresë në fushë. Tirana vjen në këtë përballje me objektivin e qartë
ShkoLartë