perhapet zjarri qe kishte shperthyer gjate dites perreth pikes kufitare hani elezit bllace 686b092732d59

Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë

July 7, 2025
1 minut lexim

Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoni të Veriut sot gjatë ditës ka raportuar për shpërthimin e zjarrit në një pjesë të rrugës që të shpie për pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nga Bllaca për në pikën kufitare.

Në njoftimin e lëshuar para disa orëve thuhet se në aksion për të ndalë flakët morën edhe një helikopter.

“Helikopteri aktualisht është aktiv në terren dhe merr pjesë në shuarjen e zjarrit të madh që shpërtheu mbi rrugën kryesore Shkup – Pikë Kalimi Kufitar Bllacë”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Sipas videos së publikuar, zjarri në këtë zonë shihet se është duke vazhduar edhe në orët e vona sonte.

Policia ende nuk është deklaruar për rastin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lazslo szasz fiton edhe ne kruje 686b0923cda10
Lajmi i mëparshëm

Lazslo Szasz fiton edhe në Krujë

shkon ne 80 numri i viktimave nga permbytjet ne teksas 686b0a4f87e3a
Lajmi i radhës

Shkon në 80 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Të fundit nga

ShkoLartë