perfundon seminari per trajneret e basketbollit 68be881777f5a

​Përfundon Seminari për Trajnerët e Basketbollit

September 8, 2025
1 minut lexim

Ka përfunduar Seminari për Trajnerët e Basketbollit për grupmosha të reja.

Seminari që filloi ditën e premte dhe vazhdoi gjatë fundjavës është organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

Seminari është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës e po ashtu edhe nga FIBA, shtëpia e basketbollit botëror.

Në ditën e parë ka ligjëruar eksperti i njohur i basketbollit ndërkombëtar, Arik Shivek. Ai ka treguar për përvojën e madhe në basketbollin evropian dhe këtë përvojë ta bart te trajnerët e Kosovës, për ta zbatuar në basketbollin e Kosovës. Vlora Braha, SPOC Person për Integritet në FBK dhe nga Safeguardin dhe Future ka folur rastet që mund t’i paraqesin trajnerët për abuzime dhe ngacmime në basketboll dhe si mund të drejtohen për këto raste në FBK. Ndërkohë, psikologia Vjollca Zymberi Devaja ka ligjëruar me temën Përgatitja Mendore për Fëmijët.

Në ditën e dytë dhe të tretë, kanë ligjëruar eksperti i njohur ndërkombëtar i basketbollit, Arik Shivek, si dhe trajneri kondicional Agron Haliti.

Të dy kanë ligjëruar për tema të rëndësishme për trajnerët që punojnë me grupmosha të reja, veçanërisht për U14 e më të rinj.

Në fund, Diellza Kelmendi, Koordinatore e Vlerave Olimpike në Akademinë Olimpike në Komitetin Olimpik të Kosovës së bashku me Granit Rugovën, Drejtor i Projekteve dhe Programeve Zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës kanë nderuar me mirënjohje Arik Shivek dhe Agron Haliti, ndërsa trajnerët pjesëmarrës janë pajisur me certifikatën e pjesëmarrjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

apeli i gjkko shqyrton sot ankimimin e mases arrest me burg te ilir metes 68be87b4c5046
Lajmi i mëparshëm

Apeli i GJKKO shqyrton sot ankimimin e masës ‘arrest me burg’ të Ilir Metës

opozita ne sherbim te vuciqit geci akuzon ldk ne dhe pdk ne per tradhti politike 68be88208d4e8
Lajmi i radhës

Opozita në shërbim të Vuçiqit? – Geci akuzon LDK-në dhe PDK-në për tradhti politike

Të fundit nga

ShkoLartë