perfshihet nga flaket nje mjet ne korce zjarrfikesja ne vendngjarje 6a4688ef92999

Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje

July 2, 2026
1 minut lexim

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në qytetin e Korçës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa siç shihet edhe nga pamjet mjeti është “nën pushtetin” e flakëve.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se automjeti ishte i parkuar, ndërsa drejtuesi i tij ndodhej në një dyqan aty pranë. Në ato momente, ai ka vënë re se mjeti ishte përfshirë nga flakët.

Menjëherë është njoftuar Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Korçë, efektivët e të cilit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Megjithatë, automjeti është djegur plotësisht.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

13 vjecarja nga podujeva rrezikon te mbytet ne shengjin dergohet me urgjence ne spital 6a46887477a2c
Lajmi i mëparshëm

13-vjeçarja nga Podujeva rrezikon të mbytet në Shëngjin, dërgohet me urgjencë në spital

bisedime te reja shba iran rinisin me 18 korrik nuk ka ndryshime ne regjimin e ngushtices se hormuzit 6a4689569ea7b
Lajmi i radhës

Bisedime të reja SHBA-Iran rinisin më 18 korrik, nuk ka ndryshime në regjimin e Ngushticës së Hormuzit!

Të fundit nga

ShkoLartë