Mediet angleze bëjnë me dije se Antoine Semenyo do të jetë përforcimi i parë i Liverpool për merkaton dimërore. Ganezi shihet si zëvendësuesi ideal i Mohamed Salah, egjiptiani do të mungojë për disa ndeshje për të kuqtë për shkak të angazhimit të tij në Kupën e Afrikës.
28-vjeçari ka shënuar 8 gola këtë sezon me Bournemouth dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore në Premier League si Liverpool dhe Man. City, por të kuqtë janë më të avantazhuar për transferimin e tij.
Klauzola e vendosur nga Bournemouth është 75 milionë euro, shifër që mesa duket Liverpool është i gatshëm ta paguajë që në janar.
Semenyo shihet si zëvendësuesi i Salah, jo vetëm për periudhën që egjiptiani do të jetë në Kupën e Afrikës, por edhe më gjatë, pasi ai pritet të largohet në fund të këtij sezoni.
Burimi: botasot.info


