perfaqesuesi izraelit thote se nuk ka plan per te pushtuar pergjithmone gazen 6898da87ef107

Përfaqësuesi izraelit thotë se nuk ka plan për të pushtuar përgjithmonë Gazën

August 10, 2025
min lexim

Përfaqësuesi i Izraelit në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Jonathan Miller, tha se në takimin e sotëm është përdorur një “gjuhë e jashtëzakonshme dhe e paturpshme”.

Ai tha se Izraeli nuk ka plane për të pushtuar përgjithmonë Gazën dhe përshkruan pesë parimet për t’i dhënë fund luftës që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i përshkroi në konferencën e tij për shtyp më parë.

Miller tha se bisedimet e fundit me Hamasin palestinez dështuan ditën kur Franca njoftoi planet e saj për të njohur Palestinën si shtet.

Ai bëri thirrje që KS i OKB-së të drejtojë fokusin e tyre në çmontimin e Hamasit dhe se çdo gjë më pak nuk ishte “urgjencë, por hipokrizi”.

Riyad Mansour, vëzhgues i përhershëm i Palestinës në Kombet e Bashkuara, i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së se është “e pamohueshme” që Izraelit nuk i intereson çfarë thonë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së,

Ai shton: “E vetmja gjë që ka rëndësi tani është ajo që bëjmë ne.”

Mansour thotë se ndërsa vlerëson deklaratat e mbështetjes nga anëtarët e tjerë të këshillit, kjo “nuk është e mjaftueshme”.

“Duhet të veproni. Duhet të bëni diçka për këtë. Duhet ta ndaloni”, shton ai.

Mansour bën thirrje për tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza dhe thotë se Autoriteti Palestinez duhet të merr përsipër detyrat qeveritare me mbështetje rajonale dhe ndërkombëtare. Ai shton se kjo do të thoshte që Hamasi të dorëzonte armët e tij dhe t’i jepte fund luftës, raporton BBC.

Ai thotë se ata janë të gatshëm të punojnë me partnerët për t’i dhënë fund luftës, sot, dhe i thotë këshillit se “veprimet tuaja sot do të përcaktojnë fatin e miliona njerëzve nesër”.

Ambasadorja amerikane Dorothy Shea tha se SHBA-të kanë “punuar pa u lodhur” për të liruar pengjet dhe për t’i dhënë fund luftës në Gaza, dhe se takimi urgjent i sotëm “minon” këto përpjekje.

Shea shtoi se Izraeli ka pranuar tri marrëveshje armëpushimi të cilat Hamasi i hedh poshtë.

“Kjo luftë mund të përfundojë sot nëse Hamasi i lë pengjet të lirë”, tha Shea.

Ajo tha se anëtarët e OKB-së “kanë përfituar nga takimi i sotëm” për të akuzuar Izraelin për gjenocid”, një akuzë që ajo këmbëngul se është “pa dyshim e rreme”, transmeton KosovaPress.

Shea shtoi se SHBA-të kanë punuar në tre pika: adresimin e nevojave humanitare, lirimin e pengjeve dhe arritjen e paqes. Ajo i bëri thirrje KS të OKB-së të kërkojë që Hamasi të lirojë të gjithë pengjet dhe të çarmatoset.

Kujtojmë, mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork u thirr nga Mbretëria e Bashkuar së bashku me Francën, Slloveninë, Danimarkën dhe Greqinë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kraki per vrasjen e trefishte ne gjilan prokuroret e gjqytaret i kemi pjese te bandave kriminale 6898d95ef16bc
Lajmi i mëparshëm

Kraki për vrasjen e trefishtë në Gjilan: Prokurorët e gjqytarët i kemi pjesë të bandave kriminale

cilat vende kane pagat minimale me te larta dhe me te uleta ne evrope 6898dd9388dcd
Lajmi i radhës

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Të fundit nga

ShkoLartë