perditesimi me i fundit per kartat grafike nvidia adreson performancen e dobet ne lojen starfield 6503588395bd4

Përditësimi më i fundit për kartat grafike Nvidia adreson performancën e dobët në lojën Starfield

September 14, 2023
1 minut lexim

Nvidia lançoi një përditësim i cili përmirëson performancën e lojës së re Starfield për përdoruesit e kartave grafike RTX 30 dhe RTX 40.

Nvidia thotë se përditësimi do të aktivizojë Resizable BAR dhe të rritë performancën për kartat grafike më të fundit.

Kompania tha se performanca në Starfield me lojën më të fundit është rritur me 5 përqind për kartat RTX 40 në bazë të testimeve kryer prej tyre.

Përditësimi do të aplikohet në driverat ekzistues 537.17 në 537.34. Driverat e fundit gjithashtu përmbajnë konfigurimet optimale për Starfield.

Nvidia gjithashtu ka adresuar profilin e kartave grafike për versionin Microsoft Store të Starfield.

Përditësimet vinë vetëm pak ditë pasi u raportua se Starfield kishte një eksperiencë më të keqe në kartat grafike Nvidia dhe Intel krahasuar me ato AMD. Digital Foundry gjeti probleme me procesorët Intel dhe një hendek performance prej 46 përqind mes AMD Radeon RX 6800 XT dhe Nvidia RTX 3080. Mbetet për tu parë nëse aktivizimi i Re-BAR zgjidh këtë problem. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

elbasani mposht ne frymen e fundit voren 650355b3afb04
Story i mëparshëm

Elbasani mposht në frymën e fundit Vorën

permbytjet ne libi gjithcka u shkaterrua sa hap e mbyll syte 650358c89470b
Story i radhës

Përmbytjet në Libi: “Gjithçka u shkatërrua sa hap e mbyll sytë”

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë