perandoria luksoze e ronaldos 6956b135d892b

Perandoria luksoze e Ronaldos

January 1, 2026
1 minut lexim

Cristiano Ronaldo, përveç karrierës legjendare në fushën e blertë, ka ndërtuar një perandori luksi dhe investimesh. Së fundi ai bleu dy vila në ishullin “Nujuma”, në Arabinë Saudite, për rreth 8 milionë euro, një vend ekskluziv vetëm për milionerë.

Në Madeira ka një vilë mbi 7 milionë euro me fushë futbolli private, pishina dhe ‘jacuzzi’.

Në Spanjë mban rezidencën në Marbella, brenda kompleksit ‘La Resina Golf’, ndërsa në Portugali bleu një vilë trekatëshe mbi 2.700 m² në ‘Quinta da Marinha’, me pamje nga Atlantiku dhe garazh për 20 makina, për të cilën shpenzoi mbi 11 milionë euro, plus rinovime sipas shijes së Georgina Rodríguez.

Garazhi i tij është i jashtëzakonshëm: Bugatti Centodieci, Veyron, Chiron; Rolls-Royce Cullinan; Bentley Flying Spur; Ferrari F12 Tdf, LaFerrari, Monza SP2 dhe Lamborghini.

Shto këtu koleksionin e orëve të shtrenjta (Franck Muller, Rolex Daytona, GMT Master “Ice”) dhe investimet në restorante si ‘Tatel’ dhe ‘Zela’, duke e bërë suksesin sportiv stil jetese pa kompromis.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia merr komanden e batalionit shumekombesh te rezerves operacionale te kfor it per vitin 2026 6956b0d433359
Lajmi i mëparshëm

Shqipëria merr komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026

rezultati i zgjedhjeve alarm per ndryshim radikal ne pdk 6956b23ee3c0c
Lajmi i radhës

Rezultati i zgjedhjeve, alarm për ndryshim radikal në PDK

Të fundit nga

ShkoLartë