per nje vit mbi 11 mije punetore nga maqedonia kane marre leje pune ne kroaci 69663e0f07a6b

Për një vit, mbi 11 mijë punëtorë nga Maqedonia kanë marrë leje pune në Kroaci

January 13, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafillov në një postim në Facebook thotë se mbi 11 mijë punëtorë të kualifikuar nga Maqedonia kanë shkuar për të punuar në Kroaci, përcjell TV21. Trendafillov thotë se biznesi po përballet me mungesë të fuqisë punëtore.

“Në vitin 2025, 11.384 punëtorë nga Maqedonia kanë marrë leje pune për të punuar në Kroaci, dhe shumë të tjerë janë larguar drejt Malit të Zi, Sllovenisë, Gjermanisë etj, ndërsa punëdhënësit e Maqedonisë kanë zëvendësuar vetëm 8.500 prej tyre me punëtorë nga Bangladeshi, Nepali dhe India (për të cilët dyshohet se kanë qëndruar në Maqedoni). Punëdhënësit ankohen se nuk kanë punëtorë të kualifikuar, qeveria mendon se nuk duhet të rriten pagat, ndërsa punëtorët largohen nga Maqedonia”, thotë kreu i LSDM-së.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpj thirrje qytetareve te rmv se largohuni sa me shpejt nga irani 69663cc481618
Lajmi i mëparshëm

MPJ thirrje qytetarëve të RMV-së: Largohuni sa më shpejt nga Irani

i burgosuri i rrezikshem u arratis reagon drejtoria e burgjeve 69664aa64ebed
Lajmi i radhës

I burgosuri i rrezikshëm u arratis, reagon Drejtoria e Burgjeve

Të fundit nga

ShkoLartë