per isakun ka hyre fuqishem edhe al hilal 687ba01615bbe

Për Isakun ka hyrë fuqishëm edhe Al-Hilal

July 19, 2025
1 minut lexim

Përveç Liverpool-it, në garë për të transferuar Alexander Isak ka hyrë fuqishëm edhe Al-Hilal.

Klubi arab është gati të dorëzojë ofertën e parë në drejtim të Newcastle, e cila do të jetë 120 milionë euro, shifra më e madhe e ofruar deri tani për sulmuesin suedez.

Pasi u refuzuan në mënyrë të vazhdueshme nga Victor Osimhen, i cili ka zgjedhur të transferohet te Galatasaray, klubi i drejtuar nga Simone Inzaghi është hedhur i gjithi në sulm për të transferuar Alexander Isak.

Suedezi shkëlqeu në sezonin e kaluar ku shënoi 27 gola dhe aktualisht mund të konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë, ndaj dhe interesimi për të ka ardhur duke u shtuar.

Ndërkohë, burime të ndryshme nga Anglia tregojnë se Isak jo vetëm që e ka dëgjuar ofertën saudite, por ka miratuar edhe negociatat e transferimit, një vendim që mund të përshpejtojë rezultatin e një prej marrëveshjeve më të shtrenjta të kësaj vere..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i forti i pogradecit dhunon kryeplakun jetmir mucollari e dhunon pasi i kerkoi te liroje hapesirat e zaptuara 687b9f9df39c2
Lajmi i mëparshëm

“I forti” i Pogradecit dhunon kryeplakun/ Jetmir Muçollari e dhunon pasi i kërkoi të lirojë hapësirat e zaptuara

bashkepunetori i petkoviqit qe shau e ofendoi uck ne eshte ndaluar per 48 ore elshani thote se po mbahet ne jug 687ba01915bdc
Lajmi i radhës

Bashkëpunëtori i Petkoviqit që shau e ofendoi UÇK-në është ndaluar për 48 orë, Elshani thotë se po mbahet në jug

Të fundit nga

ShkoLartë