per here te pare pas tre dekadash ethet afrikane te derrave rikthehen ne spanje zbulohet shkaku i shperthimit te virusit 692dd58565388

Për herë të parë pas tre dekadash, ‘ethet afrikane të derrave’ rikthehen në Spanjë, zbulohet shkaku i shpërthimit të virusit

December 1, 2025
min lexim

Spanja është goditur nga shpërthimi i parë i etheve afrikane të derrave pas më shumë se tre dekadash, duke ngritur shqetësime serioze për industrinë shumë miliardë euro të eksportit të mishit të derrit.

Virusi u identifikua për herë të parë më 26 nëntor, pasi dy derra të egër u gjetën të ngordhur pranë Universitetit Autonom të Barcelonës në Bellaterra. Testet laboratorike konfirmuan se bëhej fjalë për ethet afrikane të derrave, rasti i parë në territorin spanjoll që nga viti 1994.

Situata u përshkallëzua shpejt, pasi brenda orësh u gjetën edhe tetë trupa të tjerë derri në malet Collserola, në veri të Barcelonës. Dhjetëra kafshë të tjera të ngordhura janë aktualisht në analizë ndërsa zona e kontrollit po zgjerohet.

Autoritetet katalanase reaguan menjëherë, duke kërkuar ndërhyrjen e Njësisë Ushtarake të Emergjencave. 117 efektivë mbërritën në zonë me pajisje speciale, përfshi dronë, stacione dekontaminimi dhe ekipe për kapjen e derrave të egër.

Parku natyror i Collserola-s është mbyllur për publikun, ndërsa një perimetër prej gjashtë kilometrash po kontrollohet me rrjetë matëse prej 300 metrash. Korridoret e kafshëve të egra janë bllokuar me gardhe dhe barriera kimike për të parandaluar përhapjen.

Sipas ministrit rajonal të bujqësisë, Oscar Ordeig, “një përqindje e konsiderueshme e PBB-së” së rajonit është në rrezik nëse eksportet e mishit të derrit pezullohen.

Hetimet paraprake sugjerojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një sanduiç i hedhur që përmbante mish të kuruar të infektuar. Dyshohet se virusi është transportuar nga kamionët që përdorin zonat e shërbimit pranë autostradës dhe është konsumuar nga një derr i egër.

Të gjithë derrat e infektuar pritet të ngordhin natyrshëm, ndërsa çdo kafshë që mbijeton brenda zonës së izoluar do të eliminohet për të ndaluar përhapjen.

Brenda rrezes gjashtë kilometrash ndodhen 39 ferma derrash; deri më tani të gjitha kanë rezultuar të pafekuara.

Edhe pse sëmundja nuk përbën rrezik për njerëzit dhe nuk transmetohet përmes konsumimit të mishit të derrit, tregjet ndërkombëtare kanë reaguar negativisht ndaj lajmit.

Qeveria spanjolle ka njoftuar Bashkimin Evropian dhe Organizatën Botërore për Shëndetin e Kafshëve, duke aktivizuar protokollet e detyrueshme të sëmundjeve të kategori A. Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar rritjen e kontrolleve të biosigurisë në të gjitha fermat dhe në rrugët e transportit të bagëtive.

Rajoni i Andaluzisë po monitoron me vëmendje situatën, pasi qytete si Marbella, Mijas dhe Fuengirola kanë një densitet të lartë derrash të egër të urbanizuar, të cilët ushqehen shpesh në kazanët e plehrave – një faktor që, sipas ekspertëve, mund ta bëjë kontrollin shumë më të vështirë.

Fokusi kryesor i autoriteteve mbetet parandalimi i depërtimit të virusit në fermat komerciale. Edhe një rast i vetëm do të mjaftonte për të përjashtuar Spanjën nga tregjet jashtë BE-së brenda natës.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

agjencia e okb se nevojitet perdorim me i zgjuar i tokes dhe ujit per te ushqyer 10 miliarde njerez deri ne vitin 2050 692dd4052055d
Lajmi i mëparshëm

​Agjencia e OKB-së: Nevojitet përdorim më i zgjuar i tokës dhe ujit për të ushqyer 10 miliardë njerëz deri në vitin 2050

boshti i fshehur shba rusi cili eshte plani per te shperbere be ne 692dd9c40b019
Lajmi i radhës

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë