Prodhuesi i automjeteve, Škoda Auto, ka regjistruar rezultate shumë të mira për gjysmën e parë të vitit 2025, duke hyrë për herë të parë në top tre markat më të shitura në Evropë – një moment historik në historinë 130-vjeçare të kompanisë.
Siç theksojnë mediat e huaja, Skoda ka bërë përsëri përparim dhe në gjysmën e parë të vitit është ngjitur në pozicionin e tretë, pas Volkswagen dhe Toyota.
Kompania ka dorëzuar 509,400 automjete në mbarë botën, një rritje prej 13.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të ardhurat arritën në 15.07 miliardë euro, ndërsa fitimi operativ preku 1.285 miliard euro, me një normë fitimi prej 8.5%.
CEO i kompanisë, Klaus Zellmer, u shpreh se Škoda ndodhet në formë të shkëlqyer financiare, pavarësisht sfidave të mëdha në industrinë automobilistike.
Rritjen e shitjeve thuhet se e kanë ndihmuar veçanërisht modelet elektrike Enyaq dhe Elroq, për të cilat janë marrë mbi 120 mijë porosi deri në qershor.
Burimi: botasot.info


