per cfare arsye u ther per vdekje imami ne dragash flet sekretari i bashkesise islame ne gore 6a439115d7e24

Për çfarë arsye u ther për vdekje imami në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

June 30, 2026
1 minut lexim

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Arsyeja e vrasjes së imamit nuk lidhet me punën e tij në xhami.

Kështu ka thënë Ajhan Beqiri, sekretar i KBI-së për Rajonin e Gorës.

“E tëra që mund të them është se vrasja e imamit nuk lidhet me punën e tij. Kemi informacione që ky akt i rëndë ka ndodhur për çështje private. Gazmendi ka qenë imam në zonën tonë dhe jemi të tronditur me humbjen e tij. Urojmë që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre dhe të zbardhin sa më parë këtë rast. Ne bashkëndjejmë me familjen e të ndjerit dhe urojmë që Zoti ta ketë çuar në xhehnet” ka thënë Ajhan Beqiri.

I arrestuari për vrasjen me thikë të imamit Gazmend Tahirovci është Beshir Hamza.

I njëjti është arrestuar mëngjesin e sotëm pas një aksioni të mirëorganizuar nga Policia e Kosovës./

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shefi i obsh per evropen nxehtesia ekstreme te trajtohet si nje krize shendetesore 6a438c8a5e500
Lajmi i mëparshëm

Shefi i OBSH për Evropën: Nxehtësia ekstreme të trajtohet si një krizë shëndetësore

rama ne vlore vizite ne pashaliman dhe inspektim te punimeve per portin e ri 6a439196731d1
Lajmi i radhës

Rama në Vlorë, vizitë në Pashaliman dhe inspektim të punimeve për Portin e Ri

Të fundit nga

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë Donald Trumpit një ditë me fitore të rëndësishme, por edhe humbje në disa prej betejave të tij më të rëndësishme ligjore dhe politike.
ShkoLartë