Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar mesfushorin veteran James Milner për arritjen historike.
Në konferencën për shtyp, Guardiola tha:
“Para se të fillojmë konferencën, më lejoni të them fjalët e para: Në emër të Manchester City, për James Milner…
Sot ai ka bërë një arritje historike duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Premier League… është e pabesueshme, respekt total!”
Trajneri shtoi gjithashtu:
“Kjo është qëndrueshmëri, kjo është dashuri për futbollin.
E di që ai do të bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm i golfit, por ajo që ka arritur është e pabesueshme. Urime!.”.
Burimi: botasot.info

