peja vazhdon me fitore sigal prishtina zhgenjen 6910edf445391

Peja vazhdon me fitore, Sigal Prishtina zhgënjen

November 9, 2025
1 minut lexim

GO + Peja ka shënuar fitoren e pestë radhazi në ProCredit Superligë në basketboll. 

Në ndeshjen kryesore të xhiros së pestë, verdhezinjtë fituan derbin ndaj Sigal Prishtinë në kryeqytet me rezultat 90:95 (20:24, 24:24, 20:22, 26:25).

Bardhekaltrit e nisën sfidën më mirë me epërsi të lehtë 16:10, por më pas u zhvillua lojë e barabartë, derisa në fund të çerekut të parë, pejanët ishin më të mirë, duke fituar këtë pjesë 20:24.

Mysafirët në pjesën e parë, epërsinë më të lartë e kishin në nëntë pikë, 28:37 dhe ishin në epërsi konstante, por vendasit në fund arritën të ngushtojnë shifrat në 44:48, sa përfundoi pjesa e parë.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë interesante, megjithatë, skuadra mysafire ruajti epërsinë për të fituar në fund me pesë pikë dallim, 90:95.

Te vendasit pesë basketbollistë kishin pikë dyshifrore, derisa Lamb Autrey me mbylli ndeshjen me 16 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, derisa te mysafirët u dalluan Cesare Edëards me 21 pikë e dhjetë kërcime dhe Tajh Green me 20 pikë e tetë kërcime.

Sigal Prishtina ka tri fitore e dy humbje, kurse GO + Peja pesë fitore e asnjë humbj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

celibashi numerimi fillon pas ores 2200 dhe perfundon mesditen e se henes 6910ed7646637
Lajmi i mëparshëm

Celibashi: Numërimi fillon pas orës 22:00 dhe përfundon mesditën e së hënës

rezultatet e deritashme te balotazhit 6910edf6af6e3
Lajmi i radhës

Rezultatet e deritashme të balotazhit

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë