pedri shenon eurogol barcelona triumfon me permbysje spektakolare 68aa34faacfdf

Pedri shënon eurogol, Barcelona triumfon me përmbysje spektakolare

August 23, 2025
1 minut lexim

Barcelona ka fituar në frymën e fundit në Valencia me rezultat 3:2 ndaj Levantes.

Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit dhe Levante ishte në presion gjatë gjithë kohës, ku pësoi humbje në çastet e fundit.

Levante avancoi me rezultat 2:0 në pjesë e parë duke iu falënderuar golave të futbollistëve Romero (15′) e Morales (45+7 nga penalltia).

Barcelona sulmoi me të gjitha forcat dhe pa ndalur në 45 minutat e pjesës së dytë.

Minutat e parë të pjesës së dytë ishin efektiv për Barcelonën.

Në minutën e 49-të Pedri nga rreth 22-23 metra me një goditje të fuqishme ka shënuar në këndin e epërm të majtë, 2:1.

Pas tre minutave (52’) Barcelona ka barazuar me golin e Torres i cili ishte brenda 16-shit dhe me goditje të fortë shtangu vendasit.

Në minutën e 90+1 Elgezabal ka shënuar augotol e për fitoren e Barcelonës duke lënë të “ngrirë” tifozët vendas.

Barcelona triumfoi me përmbysje spektakolare

Barcelona kryeson me 6 pikë pas javës së dytë në kampionatin spanjoll, ndërsa Levante renditet në pozitën e 18-të me 0 pikë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

makina apartamentete ara garazhe e aksione 4 9 vite ne qeveri si ndryshoi pasuria e ministrave 68aa3496cd30a
Lajmi i mëparshëm

Makina, apartamentete, ara, garazhe e aksione/ 4-9 vite në qeveri, si ndryshoi pasuria e ministrave

pritjet ne merdare bien ndjeshem nga pese ne vetem nje ore 68aa3500687a8
Lajmi i radhës

Pritjet në Merdarë bien ndjeshëm, nga pesë në vetëm një orë

Të fundit nga

ShkoLartë