pedri ja favoritet e championsit 694d5a9ace136

Pedri: Ja favoritët e Championsit

December 25, 2025
1 minut lexim

Pedri foli për ndjesitë pas “El Clásico” së fundit: “Humbja gjithmonë dhemb më shumë, por edhe përjashtimi, që ishte i pari në karrierën time.

Për sa i përket dëmtimit, në atë moment nuk isha i vetëdijshëm. Kur e mësova më vonë, sigurisht që më shqetësoi”.

Për kandidatët e Champions-it: “PSG, aktualisht kampion; Arsenali, gjithashtu shumë i fortë; Manchester City dhe Real Madridi, gjithmonë mes kandidatëve. Një ekip që më ka surprizuar pozitivisht është Sporting Lisbona i mikut tim Trincão. Luan futboll të mirë”.

Ndryshime në zakone: “Ha mëngjes vetëm ditët e ndeshjeve. Ishte këshillë e Ferran Torres, i cili kujdeset shumë dhe ka njohuri për këto gjëra. E provova dhe më shkon shumë mirë”.

Flick: “Te Barcelona ka ndryshuar shumë gjëra në nivel serioziteti. Na ka dhënë një karakter tipik gjerman. Në përditshmëri, edhe pse detajet nuk duken nga jashtë, është shumë familjar”.

Vizita e Messit në “Camp Nou”: “E mësova nga rrjetet sociale, ishte e pamundur ta dija. Do të doja të kishim përputhur një moment bashkë në atë vizitë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

6 prej tyre jane fetare shqiptaret do te gezojne 15 festa ne 2026 694d5a348a055
Lajmi i mëparshëm

6 prej tyre janë fetare, shqiptarët do të gëzojnë 15 festa në 2026

ekskluzive veliajt iu shkelen te drejtat raporti i avokatit te popullit iu prek privatesia mjekesore nga policia e burgjeve 694d5b44484cb
Lajmi i radhës

Ekskluzive/ “Veliajt iu shkelën të drejtat”, raporti i Avokatit të Popullit: Iu prek privatësia mjekësore nga Policia e Burgjeve

Të fundit nga

ShkoLartë