peci per konfirmimin e identitetit te tre intelektualeve te zhdukur dhimbje per mitrovicen dhe gjithe kosoven 6aea77a0603c6

Peci për konfirmimin e identitetit të tre intelektualëve të zhdukur: Dhimbje për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën

November 4, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të cilët ishin rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë nga regjimi serb në prillin e vitit 1999.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka shprehur dhimbjen për fatin e intelektualëve, duke thënë se ky lajm përbën dhimbje jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën.

Ai ka kujtuar se në prillin e vitit 1999, regjimi serb kishte rrëmbyer dhe zhdukur intelektualë shqiptarë, në përpjekje për të shuar mendjen, dijen dhe zërin e një populli që kërkonte lirinë.

Postim i plotë:

Fati tragjik i intelektualëve, dhimbje për Mitrovicën e gjithë Kosovën

Në prillin e vitit 1999, regjimi kriminal serb rrëmbyen dhe zhdukën dhunshëm intelektualët tanë, në përpjekje për të shuar mendjen, dijen dhe zërin e një populli që kërkonte lirinë.

Pas identifikimeve të fundit, është konfirmuar fati i Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, pjesë e grupit të intelektualëve.

Familjeve të tyre u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Dhimbja e tyre është dhimbje e të gjithë neve.

Serbia akoma vazhdon t’i fshehë krimet dhe të vertetën, por kërkesa jonë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe për drejtësi nuk do te ndalet.

Ne nuk heshtim, nuk harrojmë e drejtësi kërkojmë!

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

russell brand ne pritje te vendimit te jurise akuzohet per perdhunim dhe sulme seksuale 6aea5c73ea623
Lajmi i mëparshëm

Russell Brand në pritje të vendimit të jurisë, akuzohet për përdhunim dhe sulme seksuale

zgjedhjet e mesmandatit ne shba raportohen probleme ne disa qendra votimi ndersa pjesemarrja shenon rekorde 6aea78008f140
Lajmi i radhës

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Të fundit nga

ShkoLartë