peci nuk jam hic pishman qe kam dale nga ldk ja themeluam shtepine politike lista

Peci: Nuk jam hiç pishman që kam dalë nga LDK-ja, themeluam shtëpinë politike Lista Guxo

September 1, 2025
1 minut lexim

Faton Peci, ministër në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka thënë se nuk është penduar që është larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për të themeluar më pas partinë Lista Guxo, të cilën e drejton në bashkëpunim me Donika Gërvallën.

Ai ka theksuar se, nëse do të kishte mbetur në LDK, nuk do të kishte hapësirë më shumë sesa në koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, nga zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit të vitit 2021.

“Dihet botërisht që kemi dalë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nuk jam hiç pishman. E kemi themeluar shtëpinë tonë politike, për të cilën vazhdojmë të japim kontribut për Kosovën – dhe kjo nuk na pengon, përkundrazi: kemi krijuar hapësirë më të madhe për të dhënë kontribut për vendin.”

“Sepse ndryshe, unë jam shumë skeptik se do ta kisha hapësirën për të qenë ministër dhe për të dhënë kontributin që kam dhënë për katër vite e gjysmë në sektorin ku jam – ashtu siç ka dhënë edhe Donika Gërvalla dhe shumë të tjerë,” u shpreh Peci.

Këto deklarata, Peci i bëri pasi u pyet lidhur me polemikat që u shkaktuan nga LDK-ja për kandidimin e Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit.

Ai shtoi gjithashtu se kishte pritur që dikush nga figurat e LDK-së ta votonte Gërvallën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia nis pergatitjet asani dhe berisha atmosfere shume e mire 68b5da33b192f
Lajmi i mëparshëm

Shqipëria nis përgatitjet, Asani dhe Berisha: Atmosferë shumë e mirë

nga hedhja e karrigeve te shkopinjte e bejsbollit zbardhen detaje nga sherri ne korce si degradoi konflikti 68b5dae46581e
Lajmi i radhës

Nga hedhja e karrigeve te shkopinjtë e bejsbollit/ Zbardhen detaje nga sherri në Korçë, si degradoi konflikti

Të fundit nga

ShkoLartë