faton peci

Peci: Mitrovica do të bëhet me spital të ri

January 30, 2026
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë me dije se qyteti do të bëhet me spital të ri, pas një takimi që ka zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Peci ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për sektorin e shëndetësisë dhe projektet që Ministria e Shëndetësisë planifikon t’i realizojë në Mitrovicë, me theks të veçantë në ecurinë dhe dinamikën e projektit për ndërtimin e spitalit të ri.

“Mitrovica do të bëhet me spital të ri. Sot mirëprita në takim ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia, me të cilin diskutuam për projektet që do të realizohen në Mitrovicë dhe për ecurinë e ndërtimit të spitalit”, ka shkruar Peci.

Sipas tij, spitali i ri do të ndërtohet me hapësira moderne dhe do të ofrojë të gjitha shërbimet shëndetësore të nevojshme për qytetarët.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

afrim gashi 1
Lajmi i mëparshëm

Gashi-Pamer: Austria ka mbështetur gjithmonë zhvillimin e vendit tonë

fatmil limaj vjosa osmani
Lajmi i radhës

Limaj kërkon dorëheqjen e Vjosa Osmanit: Shkeli Kushtetutën

Të fundit nga

ShkoLartë