pd sqaron procesin e kandidateve per avokat te popullit deputetet kane terhequr nenshkrimet presim pergjigjen e kuvendit 69305936c1838

PD sqaron procesin e kandidatëve për Avokat të Popullit: Deputetët kanë tërhequr nënshkrimet, presim përgjigjen e Kuvendit

December 3, 2025
1 minut lexim

Partia Demokratike ka reaguar me një sqarim zyrtar për mediat lidhur me debatet e ditëve të fundit mbi kandidatët për Avokat të Popullit, duke theksuar se nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë përdorur në mënyrë të pasaktë dhe jashtë kontekstit ligjor nga disa prej kandidatëve.

Sipas PD-së, nënshkrimet janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pa marrë parasysh momentin kur kandidatët i kanë depozituar dokumentet në Kuvend. “Një pjesë e tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim, gjë që nuk është e vërtetë në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit,” thuhet në deklaratë.

PD bën të ditur se, pas njoftimit zyrtar të Komisionit të Ligjeve drejtuar grupeve parlamentare – sipas të cilit “një deputet mbështet vetëm një kandidat” – deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna më herët. Opozita ka propozuar ngritjen e një procesi transparent të përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës për përzgjedhjen e kandidatit.

“Tërheqja e nënshkrimeve është depozituar zyrtarisht në Kuvend. Mbetemi në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit për të proceduar më tej,” përfundon reagimi i PD-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ende me duket sikur jam ne enderr blero ndan dedikimin per shpat kasapin 69304695c91d4
Lajmi i mëparshëm

“Ende më duket sikur jam në ëndërr”, Blero ndan dedikimin për Shpat Kasapin

drejtuesi i skenderbeut rrefen dhunen ne fushe kruje 693059977ee56
Lajmi i radhës

Drejtuesi i Skënderbeut rrëfen dhunën në Fushë Krujë

Të fundit nga

ShkoLartë