pd skemat piramidale grabisin kursimet e shqiptareve mbeshteten nga rama dhe qeveria 68bca99497204

PD: Skemat piramidale grabisin kursimet e shqiptarëve, mbështeten nga Rama dhe qeveria

September 6, 2025
min lexim

Partia Demokratike ka reaguar këtë të shtunë lidhur me disa skema piramidale të përfolura për mashtrimin online të qytetarëve.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i departamentit të drejtësisë në PD, Alvi Musaraj u shpreh se këto skema cënojnë kursimet e jetës dhe sigurinë e shqiptarëve.

Musaraj akuzoi se këto skema mashtruese nuk mund të zhvillohen pa mbështetje dhe tolerim nga strukturat shtetërore.

Deklarata e plotë:

Ngjarjet e fundit në disa qytete të vendit, ku mijëra qytetarë janë mashtruar nëpërmjet skemave piramidale, tregojnë qartë se shqiptarët rrezikohen nga një fenomen kriminal që cenon kursimet e jetës dhe sigurinë. Këto platforma mashtruese, të paraqitura si investime apo mundësi fitimi të shpejtë, kanë prodhuar deri më tani një dëm financiar për qytetarët që i kalon 5 milionë dollarët dhe përfshin 6 mijë ‘viktima’.
Partia Demokratike vëren dhe dënon mungesën e parashikimeve të qarta në Draftin e Kodit Penal të prezantuar nga ministri i Drejtësisë. Drafti shfaq mangësi serioze në lidhje me përcaktimin dhe diferencimin e këtij krimi, duke mos ofruar dispozita parandaluese dhe masa ndëshkuese të qarta, të aplikuara në vendet e BE. Ky boshllëk ligjor, jo vetëm që e dobëson luftën kundër fenomeneve kriminale, por tregon mungesën e vullnetit politik të qeverisë për të ndëshkuar autorët dhe për të mbrojtur qytetarët.
Partia Demokratike, duke u mbështetur mbi standardet më të mira ligjore europiane, propozon ndryshime konkrete në Kodin Penal.
Së pari, duhet bërë dallimi midis skemave piramidale elementare – ku fitimi vjen vetëm nga rekrutimi i pjesëmarrësve të rinj dhe jo nga shitja e produkteve apo shërbimeve reale – dhe skemave piramidale komplekse, të cilat maskohen si investime apo fonde financiare.
Për këto raste, PD propozon:
Gjobë nga 100,000 deri në 600,000 euro për organizatorët dhe promovuesit;
Mbylljen e bizneseve mashtruese, sekuestrimin e materialeve promovuese dhe përjashtimin nga tenderat publikë;
Burgim deri në 8 vite për rastet kur mashtrimi përfshin kursime, investime apo fonde publike;
Burgim deri në 9 vite kur kemi të bëjmë me organizata kriminale të strukturuara që menaxhojnë këto skema.
Së dyti, në rastet kur skemat piramidale prekin fonde publike, subvencione apo financime shtetërore, dënimet duhet të jenë edhe më të rënda, duke përfshirë burgim nga 1 deri në 6 vjet dhe ndalimin e përhershëm të përfitimit nga fonde të tilla.
Së treti, viktimat e këtyre mashtrimeve të trajtohen me prioritet dhe të garantohet proces i drejtë kompensimi, duke sekuestruar dhe rikthyer pasuritë e fituara në mënyrë kriminale.
Këto skema mashtruese nuk mund të zhvillohen pa mbështetje dhe tolerim nga strukturat shtetërore. Heshtja dhe mosveprimi i qeverisë rrezikon qytetarët dhe inkurajon mashtruesit.
Partia Demokratike kërkon të goditen ashpër pronarët e vërtetë të këtyre platformave mashtruese.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

levizja arberia drejt finalizimit te marreveshjes me vlen in per zgjedhjet lokale 68bca837d94ff
Lajmi i mëparshëm

Lëvizja Arbëria drejt finalizimit të marrëveshjes me VLEN-in për zgjedhjet lokale

dembele dhe doue humbin ndeshjen ndaj barcelones 68bca9f612e5f
Lajmi i radhës

Dembele dhe Doue humbin ndeshjen ndaj Barcelonës

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë