pastrohen bashkite nga veriu ne jug largohen nga detyra dhjetera drejtues reforma se prek pustecin 6876ca1ca8cff

“Pastrohen” bashkitë/ Nga veriu në jug largohen nga detyra dhjetëra drejtues, reforma s’e prek Pustecin

July 15, 2025
1 minut lexim

Harta e dorëheqjeve të drejtuesve vendorë është zgjeruar këtë të martë. Në Bashkinë Belsh, janë larguar një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokale, duke i hapur rrugë një faze të re, të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj mbi bazën e meritës dhe performancës.

Në Përrenjas tre administrator kanë dhënë dorëheqjen ndërsa drejtorët do ti nënshtrohen një vlerësimi të thelluar të punës së kryer deri më tani.

Dorëheqjet janë finalizuar edhe në Bashkinë e Gramshit, përkatësisht 9 administratorë, drejtorë dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.

Përpara kryebashkiakut Kristjan Shkreli, dorëheqjen e kanë paraqitur tre nënkryetarët, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Dorëheqjet e administratorëve janë konfirmuar edhe në Bashkinë e Selenicës.

Largime ka edhe në qarkun e Beratit.

Kryetarët e njësive administrative në Polican dhe Kuçovë janë dorëhequr ndërsa në Skrapar, kryebashkiaku Adriatik Mema thotë se nuk do të bëjë lëvizje pasi administratorët dhe drejtorët janë emëruar së fundmi.

Administratorët e njësive Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq e Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.

4 nga 6 administratorët e njësive në bashkinë e Maliqit janë dorëhequr të martën ndërkohë që 2 administratorë kanë mbushur moshën e pensionit. Deri në këto momente asnjë lëvizje nuk është kryer në Bashkinë e Pogradecit.

Sa i përket bashkive të jugut, të gjithë nënkryetarët, administratorët dhe drejtorët e Bashkisë Sarandë kanë paraqitur dorëheqjen.

Në Konispol nuk ka ende largime ndërsa burime thonë se ka patur një debat mes kryebashkiakut Dule dhe kreut të qeverisë lidhur me shkarkimet e mundshme.

Përjashtim nga e gjithë reforma e vetëpastrimit bën bashkia e Pustecit, aty ku jeton minoriteti maqedonas. Për shkak të numrit të vogël të banorëve dhe numrit të kufizuar të personelit në bashki, nuk ka as administratorë dhe as drejtorë

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mjek ne spitalin e struges merr page per pese vite pa punuar dhe pa licence valide 6876c0bc6d676
Lajmi i mëparshëm

Mjek në Spitalin e Strugës merr pagë për pesë vite pa punuar dhe pa licencë valide

humbje e rende per egnatian ne islande eliminohet nga liga e kampioneve 6876caa8885cb
Lajmi i radhës

Humbje e rëndë për Egnatian në Islandë – eliminohet nga Liga e Kampionëve

Të fundit nga

ShkoLartë