pas zymit vazhdojme ne prishtina mall 68c968738600b

Pas Zymit, vazhdojmë në Prishtina Mall

September 16, 2025
1 minut lexim

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në këtë fundjavë.

Pas garës në disiplinën malore, e cila u mbajt në Zym, radha është për diçka krejt ndryshe.

Të pasionuarit pas auto sllallomit me vetura elektrike dhe karting sllallomit, meshkuj dhe femra, këtë fundjavë do të sfidohen në parkingun jugor të qendrës tregtare “Prishtina Mall.

Organizatori, Auto Moto Club Kosova (AMCK), në bashkëpunim me Fedetatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) tashmë janë në fazën e fundit të përgatitjeve për dy garat e kësaj fundjave.

Të shtunën, më 20 shtator, pista do “të pushtohet” nga e ardhmja e auto sportit tonë, garuesit e disiplinës karting sllallom.

Ndërsa të dielën, më 21 shtator, pasohet me auto sllallom me vetura elektrike.

Emocion, përqendrim, adrenalinë, teknikë e shpejtësi do të ketë në këto gara.

Më të mirët nderohen me kupa, ndërsa fitues do të jenë të gjithë!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tiranathlon rruget ku do te kufizohet qarkullimi i automjeteve gjate fundjaves 68c96821bddd6
Lajmi i mëparshëm

‘Tiranathlon’, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve gjatë fundjavës

barduani ne bruksel rruga drejt sigurise se qendrueshme ne kosove seshte ushtarake por politike 68c96887288f6
Lajmi i radhës

Barduani në Bruksel: Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë s’është ushtarake, por politike

Të fundit nga

ShkoLartë