pas vllaznise reagon edhe bylis per formulen e superiores 6872d62a8ebdd

Pas Vllaznisë, reagon edhe Bylis për formulën e Superiores

July 12, 2025
1 minut lexim

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ekipi i Bylisit ka bërë të ditur se është pro ndryshimit të strukturës për sezonin e ri në elitën e futbollit shqiptar. FSHF mbajti ditën e sotme një takim konsultues me krerët e ekipeve që militojnë në Superiore.

Ndër të tjera, ballshiotët shprehën se ata janë pro shtimit të ndeshjeve, zhvillimi i tyre në “Air Albania”, promovimin e talenteve, të drejtave televizive dhe afrimin e sponsorëve, duke rritur buxhetet e klubeve. Ja postimi i plotë:

“Departamenti i Garave në FSHF zhvilloi sot një takim konsultues me drejtues të klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, ku edhe klubi ynë mori pjesë, duke mbështetur propozimin e FSHF-së. Klubi ka dalë edhe me një deklaratë zyrtare… ‘

BYLIS mbështet propozimin për ndryshimin në strukturë, për sezonin 2025-2026, pasi ndikon pozitivisht jo vetëm në ‘Final Four’.

Ne si klub, që në sezonin e shkuar mbijetuam falë meritës dhe luftës sportive deri në fund, e mbështesim sepse, skema me përgjysmimin e pikëve, për 4-ekipet në ‘Final Four’, do të ketë ndikim pozitiv këtë sezon, çdo ekip do të luftojë për 3-pikët dhe do të ketë garë deri në javën e fundit, duke shtuar konkurrencën.

Natyrisht që shtimi i ndeshjeve, e sidomos zhvillimi i tyre në një impiant modern si ‘Air Albania’, do të jetë reklama më e mirë për futbollin shqiptar në tërësi, por edhe në promovimin e talenteve të reja, që aspirojnë të luajnë jashtë dhe në Kombëtare, në imazhin e së drejtës televizive dhe afrimin e sponsorëve, çka ndikon pozitivisht duke rritur edhe buxhetin e klubeve’”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pronarja e bujtines ne theth jam ne borxh burrin ma arrestuan i dola fadromes para 6872d5b3218bc
Lajmi i mëparshëm

Pronarja e bujtinës në Theth: Jam në borxh, burrin ma arrestuan, i dola fadromës para

kurti darke pune me zyrtarin e larte te dash shba aleati yne i palekundur kosova eshte partnere e besueshme 6872d62ded407
Lajmi i radhës

Kurti darkë pune me zyrtarin e lartë të DASH: SHBA, aleati ynë i palëkundur – Kosova është partnere e besueshme

Të fundit nga

ShkoLartë