Në kontekstin e zhvillimeve të fundit lidhur me ALTA Bankën në Republikën e Serbisë, ALTA banka SHA Manastir informon opinionin publik se Banka është person juridik i pavarur, i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili operon në përputhje me legjislacionin vendas dhe është nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
ALTA banka SHA Manastir është likuide dhe vazhdon të punojë rregullisht dhe pa pengesa. Të gjitha ekspoziturat dhe bankomatet funksionojnë sipas orarit dhe regjimit të zakonshëm, ndërsa klientët kanë qasje të papenguar në mjetet e tyre. Klientët mund t’i disponojnë lirisht depozitat e tyre, të tërheqin para të gatshme dhe të kryejnë të gjitha transaksionet bankare, në përputhje me kushtet e zakonshme të punës.
Ngjarjet që lidhen me bankën në Serbi nuk nënkuptojnë automatikisht ndryshim të gjendjes financiare apo statusit juridik të ALTA bankës SHA Manastir.
Gjithashtu, theksojmë se rrethanat në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë thelbësisht të ndryshme nga ato në Serbi. ALTA banka SHA Manastir nuk është subjekt i presioneve dhe përplasjeve politike të natyrës së atyre që karakterizuan zhvillimet në Serbi. Banka operon mbi bazën e parimeve profesionale, afariste dhe rregullatore.
Banka disponon kapital, mjete dhe detyrime të veta, ndërsa veprimtaria e saj është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Bankës Popullore.
Depozitat e personave fizikë janë të siguruara përmes Fondit për Sigurimin e Depozitave, në përputhje me kushtet dhe kufijtë e përcaktuar me ligj.
Klientët tanë i sigurojmë se Banka vazhdon punën e rregullt dhe përmbushjen e detyrimeve të saj. Mjetet e tyre janë të disponueshme dhe nuk ka kufizime në përdorimin e shërbimeve bankare, përtej kushteve të zakonshme të funksionimit.
ALTA banka SHA Manastir mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së interesave të klientëve të saj, stabilitetit financiar dhe ruajtjes së besimit.
Burimi: alfax.mk


