pas disa kohesh ne lufte me semundjen humb jeten ish deputeti socialist 69c1231d014ba

Pas disa kohësh në luftë me sëmundjen, humb jetën ish-deputeti socialist

March 23, 2026
1 minut lexim

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti Hamit Kosta.

Kosta ka qenë një figurë e njohur e jetës politike dhe publike në zonën e Peqinit.

Sipas burimeve, ai përcillet sot drejt banesës së fundit, ndërsa prej kohësh vuante nga probleme shëndetësore.

Kosta ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën 2005-2009. Pasi u përjashtua nga PS-ja për shkak të votës për zgjedhjen e Bamir Topit si president, Kosta iu bashkua PDK-së së drejtuar nga Nard Ndoka, pjesë e koalicionit qeverisës të asaj kohe nën ish-kryeministrin Sali Berisha.

Më parë, ai ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

starmer nuk ka vleresim qe sugjeron se mbreteria e bashkuar eshte ne shenjester te iranit 69c121b51efbd
Lajmi i mëparshëm

Starmer: ‘Nuk ka vlerësim’ që sugjeron se Mbretëria e Bashkuar është në shënjestër të Iranit

detaje te reja nga tragjedia ne llap pasi vrau te dashurin 31 vjecarja e mori peng gruan e
Lajmi i radhës

Detaje të reja nga tragjedia në Llap: Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës

Të fundit nga

ShkoLartë