Pas dekadash pritje Windows integron shpaketimin e skedarëve 7-Zip dhe RAR

October 31, 2023
1 minut lexim

Ndërsa pritej prej kohësh, Windows 11 tashmë mund të shpaketojë disa prej skedarëve më popullor të kompresimit në ueb.

Njoftuar për herë të parë në muajin Maj, përditësimi i shumëpritur me emrin e koduar “Moment” i Windows 11-ës, sjell disa veçori të reja. Krahas funksionaliteteve AI në formën e Copilot AI, Windows 11 tashmë mund të aksesojë formatet 7-Zip, RAR, GZ dhe disa të tjera shumë popullore pa pasur nevojë për një aplikacion të palëve të treta.

Për të shtuar këtë funksionalitet u desh një kohë shumë e gjatë duke qenë se mbështetja për ZIP u shtuar që në Windows ME. Miliona përdorues tashmë nuk kanë pse të përdorin programe si WinRAR ose 7-Zip.

Formatet .tar, .tar.bz2, .tar.zst. .tar.xz. .tgz, .tzst. and .txz. mund të shpaketohen të gjithë në Windows 11.

Opsioni duhet të jetë i disponueshëm nga dita e sotme pasi të keni përditësuar Windows 11 me përditësimin KB5031455 duke aktivizuar opsionin “Get the latest updates as soon as they are available”.

Përditësimi Moment 4 automatikisht do të dërgohet tek të gjithë përdorusit e Windows 11-ës më 14 Nëntor. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ngritet alarmi: Një uragan i fuqishëm pritet ta godas Evropën ditët e ardhshme, ja cilat vende preken më së shumti

Story i radhës

Deklaratat e Dodik për “Serbinë e Madhe”, reagon Rama: E rrezikshme! I befasuar nga mungesa e reagimit të BE

Të fundit nga

Inzaghi thyen heshtjen për të ardhmen e tij

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, pranon se ka marrë oferta nga klube në Itali, jashtë vendit dhe Arabinë Saudite, dhe këmbëngul se ai dhe zyrtarët e “Nerazzurrëve” do të ulen dhe do
ShkoLartë