pas bdi se edhe znam i nuk e pranon propozimin e ri per provimin e jurisprudences 6ae69ee12266c

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

November 1, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Deklaratën e bëri sot në Koçan, ku së bashku me udhëheqësinë e partisë prezantoi rezultatet e punës dyvjeçare të ZNAM-it, në kuadër të takimeve me qytetarët.

Duke komentuar kërkesat dhe debatet e fundit lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës, Dimitrievski tha se qëndrimi i partisë është i qartë dhe nuk do të ndryshojë.

“Përderisa ZNAM është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të jepet në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, në gjuhën maqedonase. Mund të ketë kërkesa, presione dhe spekulime të ndryshme, por qëndrimi ynë është i qartë. Këto janë vijat tona të kuqe dhe nuk do të tërhiqemi prej tyre”, deklaroi Dimitrievski.

Ai shtoi se për parimet që përfaqëson partia e tij nuk pranon kompromise që bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet.

Pak ditë më parë ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari prezantoi zgjidhjen e re ligjore për provimin e jurisprudencës, por propozimi u hodh poshtë nga BDI.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

orhan ibrahimi ironizon dimitrievskin ivica daciqi i kumanoves paska folur perseri 6ae684101022d
Lajmi i mëparshëm

Orhan Ibrahimi ironizon Dimitrievskin: “Ivica Daçiqi i Kumanovës paska folur përsëri”

Të fundit nga

ShkoLartë