pas arrestimit te tifozeve nga kosova sot ndodhi edhe nje cudi tjeter ne mal te zi 6900e39c61fb3

Pas arrestimit të tifozëve nga Kosova, sot ndodhi edhe një çudi tjetër në Mal të Zi

October 28, 2025
1 minut lexim

Kush mund t’i bjerë në fije se çfarë po ngjan në Mal të Zi!

Kaosi ndodhi me tifozët “Arpagjikët” e Bashkimit të Prizrenit, ku disa u arrestuan dhe njëri me procedurë rekorde u dërgua në burgim dhjetë ditë në Mal të Zi!

Kjo ndodhi më 23 tetor me tifozët e basketbollit të Bashkimit, të cilët ishin duke u kthyer nga Italia.

E gjithë çudia ndodhi në Igallo për shkak grafitit UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), ushtri që e luftojë okupatorin serb në fund të viteve të 90-ta.

Sot ndodhi çudia tjetër po me shqiptarët. 

Policia e Malit të Zi urdhëron të shtyhet ndeshja në stadiumin “Besa” në Tuz mes skuadrës shqiptare Deçiqi dhe Buduçnostit të Podgoricës, për shkak të sigurisë.

“Së pari shiu, pastaj Departamenti i Policisë: derbi Deçiqi – Buduçnosti shtyhet përsëri”, është titulli i mediumit malazez “Vijesti”.

Për cilën siguri bëhet fjalë?

Kjo është çështje e policisë malazeze! 

Po pse bash me shqiptarët?

“Ndeshja Deçiq – Buduçnosti shtyhet për arsye sigurie në shtet, me urdhër të policisë”, – thuhet në njoftimin e klubit Deçiqi.

A mos vallë incidenti që ndodhi në ligën e dytë mes skuadrave malazeze në Nikshiq, Internacional e Berane, është shkaktar i frikës, ku tifozët u futen në fushë dhe pati rrahje masive?

Askush nuk e di përse u shty ndeshja Deçiq – Buduçnosti, pos që thuhet për shkaqe sigurie.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e rende ne tirane kuzhinieri vret me thike kamerierin 34 vjecar autori u zume per punen 6900e334415c5
Lajmi i mëparshëm

E rëndë në Tiranë/ Kuzhinieri vret me thikë kamerierin 34-vjeçar, autori: U zumë për punën

kurti udheton per ne france 6900e3a13026e
Lajmi i radhës

​Kurti udhëton për në Francë

Të fundit nga

ShkoLartë