pas 9 vitesh lidhje ronaldo dhe georgina gati per dasme 68a21cd18d94f

Pas 9 vitesh lidhje, Ronaldo dhe Georgina gati për dasmë

August 17, 2025
1 minut lexim

Pas nëntë vitesh lidhje, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë marrë një hap tjetër në marrëdhënien e tyre.

Influencuesja ndau në rrjetet sociale momentin e fejesës, duke treguar unazën mbresëlënëse të vlerësuar të paktën 6 milionë euro. Georgina shkroi: “Po, po. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”.

Gazetari Alberto Guzman zbuloi se dhurata nuk ishte vetëm unaza, por edhe një Porsche, dy ora luksoze dhe rroba nga dy stilistë të njohur, me vlerë mbi 80 mijë euro gjithsej.

Sipas burimeve të afërta me çiftin, data e dasmës nuk është caktuar ende, por pritet të ndodhë pas 19 korrikut 2026, pas përfundimit të Kupës së Botës, të cilën Ronaldo dëshiron ta luajë para tërheqjes nga futbolli në moshën 41-vjeçare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ismaili viziton keqekollen premton zhvillim edhe per zonat rurale 68a21bba15b15
Lajmi i mëparshëm

Ismaili viziton Keqekollën, premton zhvillim edhe për zonat rurale

unaze e arit
Lajmi i radhës

Çmimi i arit është rritur me shifër të pabesueshme prej 40 përqind gjatë vitit të kaluar

Të fundit nga

ShkoLartë