partizani e vetmja skuader e superiores me pushime 687b83efbab85

Partizani, e vetmja skuadër e Superiores me pushime

July 19, 2025
1 minut lexim

Skuadrat e Superiores vijojnë përgatitjet, disa për Europën dhe të tjera për fillimin e kampionatit të ri.Partizani në anën tjetër nga dje është me pushime.

Të kuqtë pritet të kthehen nga fundi i javës së ardhshme. Eliminimi në turin e parë të Ligës së Konferencës ka tronditur disi klubin e kuq.

Objektivat ishin të mëdha në këtë edicion, por asgjë nuk shkoi siç pritej. Kalju rezultoi kundërshtar mjaft i vështirë. Pushimet në këtë periudhë vijnë pasi Partizani e ka zhvilluar një fazë përgatitore në Ohër.

Në vazhdim mbetet të mësohet, nëse do të ketë sërish zhvendosje jashtë Shqipërisë. Fillimi i kampionatit është një muaj larg dhe rezervon fillimisht dy ndeshje në shtëpi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri ne dukat rrezikon parkun kombetar te llogarase kerkohet nderhyrje nga ajri 687b8377e69fc
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

trajkoviq beson se trumpi do ti marre ne dore negociatat kosove serbi be ja ska autoritet 687b83f2e807b
Lajmi i radhës

Trajkoviq beson se Trumpi do t’i marrë në dorë negociatat Kosovë – Serbi: BE-ja s’ka autoritet

Të fundit nga

ShkoLartë