parlamenti i groenlandes miraton marreveshjen e mbrojtjes qe zgjeron pranine ushtarake amerikane 6aea3fc162e33

Parlamenti i Groenlandës miraton marrëveshjen e mbrojtjes që zgjeron praninë ushtarake amerikane

November 3, 2026
1 minut lexim

Parlamenti i Groenlandës ka miratuar një marrëveshje të mbrojtjes me SHBA-në dhe Danimarkën, duke hapur rrugën për zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në ishullin e Arktikut.  Sipas transmetuesit danez DR, marrëveshja mori 16 vota pro, asnjë kundër, ndërsa shtatë deputetë abstenuan pas një debati parlamentar.

Marrëveshja tani duhet të miratohet nga Parlamenti i Danimarkës, ku procesi legjislativ është parashikuar të nisë më 12 nëntor dhe të përfundojë më 19 nëntor.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi SHBA-së të marrë njoftimin zyrtar se të dy parlamentet, ai i Groenlandës dhe ai i Danimarkës, e kanë miratuar atë.

E nënshkruar në fund të shtatorit nga SHBA-së, Danimarka dhe Groenlanda, marrëveshja përditëson një pakt të mbrojtjes të vitit 1951 dhe parashikon zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në ishull.

Ajo synon gjithashtu të forcojë rolin e NATO-s në sigurinë e Arktikut. Marrëveshja vjen pas muajsh tensionesh të shkaktuara nga thirrjet e përsëritura të presidentit amerikan, Donald Trump, për kontrollin ose pronësinë e Groenlandës nga SHBA.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

le monde jehone qendreses se studenteve ne tirane revolta e tyre nuk zbehet pavaresisht ashpersimit te represionit nga rama 6aea3fbba9b98
Lajmi i mëparshëm

“Le monde” jehonë qëndresës së studentëve në Tiranë: Revolta e tyre nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama

hungaria zgjedh prokurorin e ri te pergjithshem pas renies se orban peter fejes merr mandatin 9 vjecar 6aea3ff81618a
Lajmi i radhës

Hungaria zgjedh prokurorin e ri të përgjithshëm pas rënies së Orban, Peter Fejes merr mandatin 9-vjeçar

Të fundit nga

ShkoLartë