parlamenti europian mbeshtet shqiperine 69909285d293c

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë

February 14, 2026
1 minut lexim

Një delegacion prej 9 deputetësh të Parlamentit Europian do të mbërrijë në Tiranë javën e ardhshme.

Delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister, do të zhvillojë takime pune nga data 16 deri në 18 shkurt në Shqipëri dhe Mal të Zi, dy vendet kandidate që kanë avancuar në procesin e anëtarësimit për të vlerësuar progresin dhe rrugëtimin e deritanishëm drejt aspiratës europiane.

Eurodeputetët do të diskutojnë për reformat prioritare ndërsa pritet të rikonfirmojnë angazhimin e parlamentit europian për ti mbështetur në rrugën e tyre europiane.

Axhenda parashikon takime me qeveritë dhe parlamentet në Shqipëri dhe Mal të Zi, kryesisht në përmbushjen e objektivave, që burojnë nga grupkapitulli i Themelorëve.

Si Tirana ashtu dhe Podgorica janë pararojë në procesin e anëtarësimit. Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 13 kapituj negociues ndërsa Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe është të pritje për mbylljen e tyre.

Brenda këtij viti, Shqipëria, synon të mbyllë deri në 16 kapituj të negociatave, në mënyrë që brenda 2027 të përfundojë I gjithë procesi teknik.

Ky vit konsiderohet vendimtar për Shqipërinë, e cila duhet të përafrojë legjislacionin shqiptare me atë të Bashkimit Europian, dhe të mbyllë 33 kapituj të negociatave vitin e ardhshëm, sipas një plani të dakortësuar me Brukselin.

Por sfidë mbetet, vota politike, aty ku anëtarësimi, duhet të rafitikohet në parlamentet e 27 vendeve anëtare. Për këtë arsye, deputëtë të parlamentit, kanë nisur takimet me kolegët europiane për ti njohur nga afër me punën e bërë dhe reformat e ndërmarra, në përmbushje të ambicies, që brenda 2030, Shqipëria të ulet me të drejta të barabarta në tryezën e Bashkimit Europian.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shtetet evropiane rusia e helmoi navalnyn me toksinen e nje bretkose ekzotike 6990918b1d34f
Lajmi i mëparshëm

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

ministri jagxhiu synimi yne eshte qe sherbimet publike te jene me te thjeshta dhe me te shpejta per qytetaret 69909287e01b2
Lajmi i radhës

Ministri Jagxhiu: Synimi ynë është që shërbimet publike të jenë më të thjeshta dhe më të shpejta për qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë