parkimi ne trotuare rrezikon sigurine e kembesoreve ne fushe kosove 686af4fb9ee1d

Parkimi në trotuare rrezikon sigurinë e këmbësorëve në Fushë Kosovë

July 7, 2025
1 minut lexim

Qytetarët në Fushë Kosovë po ankohen se nga bllokimi i trotuareve nga veturat, po detyrohen të rrezikojnë që të ecin në asfalt. Nga opozita në Fushë Kosovë thonë se kjo po ndodh si rezultat i keqplanifikimit, ndërsa akuzojnë qeverisjen komunale për mosgjetje të zgjidhjes. Komuna thotë se janë duke punuar në dy drejtime në zgjidhjen e gjithë kësaj.

Si shkak i veturave të parkuara në trotuar, qytetarët po detyrohen që të ecin në asfalt. Një tjetër qytetarë thotë se kjo po ndodh edhe për shkak se Fushë Kosova është bërë qytet i mbingarkuar.

Nga opozita në Fushë Kosovë, thonë se kjo po ndodh si rezultat i keqplanifikimit, ndërsa akuzojnë qeverisjen komunale për mosgjetje të zgjidhjes.

“Si rezultat i keqplanifikimit edhe në aspektin urban. Qytetarët e Kosovës si këmbësorët, ashtu edhe vozitësit përballën me kaos në pjesën e lëvizshmërisë në pjesën e qytetit, Pra për çdo ditë, si pasojë e mungesës së parkingjeve, kemi bllokim të trotuareve, gjë që i rrezikon edhe qytetarët gjatë lëvizjes”, tha për RTK-në Durim Hajra, shef i asamblistëve të VV-së në Fushë Kosovë.

“Në komunën tonë dominon kaosi me keqmenaxhim dhe keqpërdorim të hapësirës publike. Inspektorati nuk e kryen punën e vetë, kryetari nuk e kryen punën e vetë, kjo ndikon që siguria publike rrezikohet”, tha Rrahim Tërrnava, kryetar i degës së PDK-së në Fushë Kosovë.

Por, ndryshe thonë nga Komuna e Fushë Kosovës. Sipas nënkryetarit, lidhur me këtë, janë duke punuar në dy drejtime.

“Kemi miratuar planin e mobilitetit që ka të bëjë me rregullimin e komunikacionit e dyta, veprimi që jemi duke marrë në baza mujore, me i lirua sa më shumë trotuaret dhe hapësirat”, tha Besnik Osmani, nënkryetar i Fushë Kosovës.

Osmani tha se kanë bërë një plan konkret, veçmas për rrugën Dardania, ku pritet të lirohen një pjesë e hapësirave publike nga tarracat e përkohshme dhe vendosjet e tjera mobile që kanë qenë në këto rrugë dhe sipas tij pritet të ketë edhe pengesa për të penguar parkimin e veturave në trotuare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonia e veriut ka nje renie prej 33 mije banoreve 686af483956a7
Lajmi i mëparshëm

Maqedonia e Veriut ka një rënie prej 33 mijë banorëve

noizy ndalohet nga policia ne aeroportin e zvicres mister arsyet 686af6277860a
Lajmi i radhës

Noizy ndalohet nga policia në aeroportin e Zvicrës, “mister” arsyet

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë