Maqedonia e Veriut ka një rënie prej 33 mijë banorëve

July 7, 2025
1 minut lexim

Autoritetet maqedonase kanë shprehur shqetësimin për rënien e numrit të banorëve në këtë shtet. Sipas statistikave, në katër vitet e fundit ka një rënie prej 33 mijë banorëve. Qeveritarët thonë se do të krijojnë politika, në mënyrë që çiftet të lindin më shumë fëmijë.

Maqedonia e Veriut për katër vitet e fundit ka 33 mijë banorë më pak. Kryeministri Hristian Mickovski tha se kjo është njësoj sikur të zhdukej një qytet me madhësinë e Kërçovës. Ai kërkoi nga të rinjtë që të lidhin martesa dhe të lindin më shumë fëmijë.

“Seriozisht mendojmë edhe për taksa shtesë për të pamartuarit dhe të pamartuarat. Nuk ka asgjë më të shenjtë se jeta. Dhe nuk ka asgjë më të dhimbshme se kjo që sot shteti ynë po zbrazet në heshtje. Është koha për një shtet, ku do të lindin më shumë fëmijë, ky është imperativi ynë kryesor, më shumë të rinj të martohen dhe të lindin më shumë fëmijë, ndërsa ata që janë shpërngulur të kthehen. Sepse vetëm kështu do të jetojmë me më shumë zemër”, tha Mickovski.

Nga Qeveria ne Shkup thonë se planifikojnë zbatimin e masave konkrete për rritjen e natalitetit. Fatmir Limani Ministër i Politikës Sociale dhe Demografisë në Maqedoninë e Veriut

“Këto sfida kërkojnë një përgjigje të përbashkët dhe të koordinuar në gjithë shoqërinë, prandaj sot fillojmë procesin konstruktiv për ndërtimin e qëndrueshmërisë demografike të vendit tonë. Rimëkëmbja demografike duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të përfshijë aspektet populluese, migratore, familjare dhe të strehimit ekonomik, social tatimor dhe rajonal”, tha Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale dhe Demografisë në Maqedoninë e Veriut.

 Vetëm gjatë vitit 2024 në Maqedoninë e Veriut janë lindur 16 061 fëmijë kurse kanë vdekur 20 201 persona. Kjo është rënie natyrore prej 4 140 personave vetëm për një vit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Kryetari i degës në Tetovë, Arif Selami, Arbenita Meta dhe Blerim Qamili braktisin Taravarin dhe i bashkohen grupit të Arben Fetait

Të fundit nga

ShkoLartë