paris hilton merr dhurate avion privat per ditelindje dhe ngjyra sna cuditi aspak 689a6c1a5678f

Paris Hilton merr dhuratë avion privat për ditëlindje dhe ngjyra s’na çuditi aspak

August 12, 2025
1 minut lexim

Paris Hilton, trashëgimtarja e famshme dhe ikona e stilit të jetesës luksoze, ka zbuluar së fundmi avionin e saj privat të ri të personalizuar, një mrekulli fluturuese në ngjyrën rozë të cilën ajo e quan “Sliv Air”.

Por ajo që e bën edhe më të veçantë këtë avion është se ai ishte një dhuratë për ditëlindje nga bashkëshorti i saj, Carter Reum.

Avioni u prezantua për herë të parë përmes një videoje të postuar nga vetë Hilton në rrjetet sociale, ku ajo shfaqet duke zbritur shkallët me veshje rozë, ndërsa mbrapa saj ndodhet një avion me nuanca rozë dhe detaje luksi që përfaqësojnë plotësisht stilin e saj personal.

“Mirë se erdhët në Sliv Air,” shkruajti ajo në përshkrim, duke i dhënë ndjekësve një vështrim të parë nga brenda këtij avioni të personalizuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba i pezullon per 90 dite te tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj kines 689a6a3a19db6
Lajmi i mëparshëm

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

haxhiu i kunderpergjigjet kovaqit jo vetem ndihmen e shpejte edhe ujin e pijshem ne rashce do ta sjellim 689a7053109f7
Lajmi i radhës

Haxhiu i kundërpërgjigjet Kovaqit: Jo vetëm ndihmën e shpejtë, edhe ujin e pijshëm në Rashçe do ta sjellim

Të fundit nga

ShkoLartë