parduzi shuhet kh vushtrria f 68c17f762e899

Parduzi: Shuhet KH Vushtrria (F)?

September 10, 2025
1 minut lexim

Vushtrria po kalon periudhën të errët në konkurrencën e femrave në hendboll.

Pas largimit nga pozita e kryetarit të Fadil Maxhunit dhe drejtorit sportiv Emin Selaci, Vushtrria është në udhëkryq.

Sipas Ramadan Parduzit, Vushtrria është para kapitullimit.

“Është vërtet e dhimbshme të shuhet një klub me traditë si KH Vushtrria (F).

Pas më shumë se 20 viteve angazhim të pandalshëm, drejtori i klubit Emin Selaci dhe kryetari Fadil Maxhuni janë detyruar të tërhiqen për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Ky klub ka qenë gjithmonë krenaria e qytetit tonë, duke sjellë tituj kampioni dhe duke ngritur disa herë Kupën e Kosovës. Të gjitha këto arritje u bënë falë përkushtimit të madh të sportistëve, stafit dhe dashamirëve të sportit.

Sot, më shumë se kurrë, kërkohet mbështetje institucionale dhe qytetare që të mos shuhet kjo vatër e sportit, që për vite të tëra ka edukuar dhe motivuar gjenerata të tëra të rinisë vushtrriase.

KH Vushtrria është histori, traditë dhe krenari e qytetit tonë – nuk duhet lejuar të shuhet!”, ka shkruar Parduzi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

altin dumani drejt fundit te mandatit vanhorn shba pret integritet ne perzgjedhjen e kryeprokurorit te ri te spak 68c17f16cbfa2
Lajmi i mëparshëm

Altin Dumani drejt fundit të mandatit, VanHorn: SHBA pret integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të SPAK

deputeti i ldk se po shkohet drejt zgjedhjeve te parakohshme 68c17f8344508
Lajmi i radhës

Deputeti i LDK-së: Po shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme

Të fundit nga

ShkoLartë