parashutisti maqedonas u ngit ne fluturim ne shen nuam por era e forte e coi ne tushemisht policia shqiptare i vjen ne ndihme 68b337e361842

Parashutisti maqedonas u ngit në fluturim në Shën Nuam, por era e fortë e çoi në Tushemisht! Policia shqiptare i vjen në ndihmë

August 30, 2025
1 minut lexim

Pas informacionit të marrë nga komandanti i Shën Naumit, të Maqedonisë së Veriut, se një parashutist ishte ngritur në fluturim dhe, si pasojë e erës së fortë, kishte devijuar fluturimin dhe mund të kishte rënë në fshatin Alarup, Pogradec, menjëherë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë shkuar në adresën e dhënë. 

Ata kanë bërë të mundur lokalizimin e tij dhe kanë marrë kontakt me sportistin, shtetasin V. P., i cili ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Nga ana e shërbimeve të DVKM Korçë, është bërë e mundur dërgimi i këtij shtetasi në PKK Tushemisht, i cili ka kaluar për në Maqedoninë e Veriut.

Sportisti falënderoi shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

turizmi shqiptar humb shkelqimin kosova braktis bregdetin 121 mije turiste me pak 68b33743e1f2e
Lajmi i mëparshëm

Turizmi shqiptar humb shkëlqimin, Kosova “braktis” bregdetin – 121 mijë turistë më pak

google translate perdor al per te ndihmuar perdoruesit te mesojne gjuhe te reja 68b338129cfc6
Lajmi i radhës

Google Translate përdor Al për të ndihmuar përdoruesit të mësojnë gjuhë të reja

Të fundit nga

ShkoLartë