parashikimi i shkencetareve 5 gushti dita me e shkurter e veres 6891d246316cc

Parashikimi i shkencëtarëve: 5 gushti, dita më e shkurtër e verës

August 5, 2025
1 minut lexim

Shkencëtarët thonë se Toka do të rrotullohet pak më shpejt sot duke parashikuar se dita 24-orëshe do të shkurtohet me 1,25-1,51 milisekonda. Sipas TimeandDate, ky është parashikimi i International Earth Rotation, Reference Systems Service dhe U.S. Naval Observatory.

Tokës i duhen 86,400 sekonda për të bërë një rrotullim të plotë. Një milisekondë ësshtë 0.001 sekonda. Ky ndryshim është kaq i vogël sa nuk do të ketë një ndikim të madh në jetën e përditshme.

Ekspertët thonë se është pozicioni i hënës ai që shkakton ditët më të shkurtra, por nuk janë plotësisht të bindur.

“Shkaku i këtij përshpejtimi nuk shpjegohet. Shumë shkencëtarë besojnë se është brenda Tokës. Oqeani dhe modelet atmosferike nuk e shpjegojnë këtë përshpejtim”, thotë Leonic Zotov nga Moscow State University.

Trendi i ditëve të shkurtra ka nisur prej vitit 2020.

Në korrik të 2020 pati një ditë 1,47 milisekonda më të shkurtër. Një tjetër ditë në qershor 2022 u shkurtua me 1,59 milisekonda.

Sigurisht ne as nuk e kemi kuptuar, por shkencëtarët shqetësohen se ditët më të shkurtra mund të kenë ndikime afatgjata negative.

Forcat divergjente mund të bëjnë që oqeani të shkojë drejt ekuatorit duke rritur nivelin e detit dhe përmbytur tokat. Nëse planeti vazhdon të përshpejtojë ritmin, dita 24-orëshe mund të shkurtohet me dy  orë.

Kjo do të çorientonte orën biologjike të njeriut dhe mund të shkaktojë fenomene natyrore katastrofike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti organizon pritje per mergaten nuk flasim me per trurin qe iken por per zemren qe nuk harron 6891d159a7b2f
Lajmi i mëparshëm

Kurti organizon pritje për mërgatën: Nuk flasim më për “trurin që ikën”, por për zemrën që nuk harron

pervjetori i operacionit ne kroaci oluja 30 vjet me pare 6891d28264622
Lajmi i radhës

Përvjetori i operacionit në Kroaci ‘Oluja’, 30 vjet më parë

Të fundit nga

S’ka zjarre aktive në territorin e shtetit

Qendra për menaxhim me kriza informoi se nuk ka zjarre aktive në territorin e shtetit. Një zjarr është nën kontroll dhe dy janë shuar. Sipas informatave të QMK-së, nën kontroll është zjarri
ShkoLartë