parashikimi i motit per neser dhe diteve ne vazhdim 689541383d74a

Parashikimi i motit për nesër dhe ditëve në vazhdim

August 8, 2025
1 minut lexim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme dhe do të jemi në valën më të re të nxehtësisë tropikale. Minimalja pritet të zbres rreth 14 gradë Celsius, kurse temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Edhe më nxehtë të Premten do të jetë në Shqipëri me temperatura maksimale që do të luhaten nga 34 deri në 38 apo 39 gradë Celsius maksimalja lokalisht në perëndim, qendër dhe veriperëndim të vendit. Pak më “freskët” nëse mund të themi do të jetë në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, me vranësira të pakta lokale.

Shumë nxehtë pritet të jetë edhe në jug të Malit të Zi.

Fundjava vjen me diell dhe me vapë intensive verore në gati të gjitha viset tona. Vapë e madhe sidomos në perëndim, qendër e veriperëndim të Shqipërisë, por edhe në Dukagjin të Kosovës si dhe në gati të gjitha zonat urbane. Gjasat për ndonjë rrebesh shiu do të jenë pothuajse zero./MeteoBallkan

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kina prodhuesja me e madhe e plastikes ne bote 6895394396e58
Lajmi i mëparshëm

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

ndahet nga jeta aktori i superstore jon miyahara 6895426446826
Lajmi i radhës

Ndahet nga jeta aktori i “Superstore”, Jon Miyahara

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë