ndahet nga jeta aktori i superstore jon miyahara 6895426446826

Ndahet nga jeta aktori i “Superstore”, Jon Miyahara

August 8, 2025
1 minut lexim

Jon Miyahara, aktori i njohur për rolin e Brett në serialin komedik “Superstore”, ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua nga vajza e tij, Pennie Cappasola, për mediat amerikane.

Sipas saj, Jon ndërroi jetë të mërkurën, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Chiyo. “Ai e dashuronte punën në ‘Superstore’ dhe jemi shumë mirënjohës për dashurinë që fansat kanë treguar,” u shpreh ajo për TMZ.

Burime të policisë bëjnë të ditur se më 28 korrik, rreth orës 19:15, një thirrje urgjence u bë për shkak se aktori, i moshuar, kishte pësuar një rënie një ditë më parë dhe ndiente dhimbje. Ai u transportua në spital në gjendje të vetëdijshme. Nuk është bërë e qartë nëse ai ndërroi jetë në spital apo në shtëpi.

Lajmin për ndarjen nga jeta e konfirmoi edhe aktori Colton Dunn, koleg në “Superstore”, i cili ndau një foto të Jon në rolin e tij dhe e kujtoi si një artist të talentuar e njeri të jashtëzakonshëm.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parashikimi i motit per neser dhe diteve ne vazhdim 689541383d74a
Lajmi i mëparshëm

Parashikimi i motit për nesër dhe ditëve në vazhdim

ibrahimi familja morana simbol i kontributit dhe patriotizmit 68954661ef3ef
Lajmi i radhës

Ibrahimi: Familja Morana, simbol i kontributit dhe patriotizmit

Të fundit nga

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

LSDM akuzon pushtetin se, më shumë se pesë javë pas krizës shëndetësore në Gostivar, ende nuk ka asnjë përgjegjës për rastin e ujit të ndotur dhe rreth 5 mijë qytetarëve të hospitalizuar.
ShkoLartë