paralajmeron spektakel ndaj benfikes 699dbfc257204

Paralajmëron spektakël ndaj Benfikës

February 24, 2026
1 minut lexim

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka dalë këtë të martë në konferencë për shtypin për të folur para përballjes së kthimit ndaj Benfica-s, e vlefshme për play-off-in e UEFA Champions League.

Sfida do të zhvillohet në “Santiago Bernabéu”, pas ndeshjes së parë të luajtur në Lisbonë.

I pyetur nëse Benfica është më e dobët pa Jose Mourinho-n në stol, Arbeloa u shpreh me respekt për kundërshtarin dhe trajnerin portugez:

“Ashtu si skuadra ime është e fokusuar për të bërë një ndeshje të madhe, edhe unë jam.

Nuk është hera e parë në karrierën e Mourinho-s që mungon në stol dhe ekipet e tij gjithmonë kanë pasur rendiment.

Pres një Benfica të fortë, me disa rregullime pas ndeshjes së parë. Shpresoj të shohim një spektakël të madh… dhe që Real Madridi të fitojë.”

Sa i përket avantazhit të marrë në Lisbonë dhe ndeshjes në shtëpi, tekniku madrilen theksoi:

“Dua të shoh një Real Madrid shumë të ngjashëm me atë të ndeshjes së parë.

Do të jetë një mbrëmje e veçantë Championsi në ‘Bernabéu’. Ne do të hyjmë në fushë për të fituar dhe për të kaluar turin.”

Arbeloa foli edhe për gjendjen fizike të ‘yllit’ francez, Kylian Mbappé.

“Është gati për të luajtur dhe kjo është më e rëndësishmja. Ka disa javë me lodhje, por dua të vlerësoj përkushtimin e tij.

Është lojtar vendimtar dhe mbrojtësit e dinë se në çdo moment ai mund ta zgjidhë ndeshjen.

Është i gatshëm dhe jam i bindur se do të bëjë një paraqitje të madhe”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mateo u bezdis nga kenga e dr florit dhe kerkoi te hiqej reagon kengetari roland hysi 699db9379fcd1
Lajmi i mëparshëm

Mateo u bezdis nga kënga e Dr.Florit dhe kërkoi të hiqej? Reagon këngëtari Roland Hysi

shba kap anijen e trete te naftes ne oqeanin indian qe ishte nen sanksione 699dc09074641
Lajmi i radhës

SHBA kap anijen e tretë të naftës në oqeanin Indian që ishte nën sanksione

Të fundit nga

ShkoLartë