paraburgim per te arrestuarin rreth djegies se veturave te ambasades se bullgarise ne shkup 6a31922e3c17e

Paraburgim për të arrestuarin rreth djegies së veturave të Ambasadës së Bullgarisë në Shkup

June 16, 2026
1 minut lexim
Djegia e veturave te Ambasades se Bullgarise ne Shkup. Pamje nga Policia e RMV se

Në lidhje me djegien e veturave të Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, Prokurori Themelore Publike në Shkup ka propozuar paraburgim për të dyshuarin kryesor. Ai tashmë është privuar nga liria, transmeton Portalb.mk.

“U zbatua procedurë kundër shkupjanit 44 vjeçar, për të dyshuarin kryesor i cili ka kryer veprën penale – Shkaktim i rrezikut në bazë të nenit 288 nga Kodi Penal”, raportoi Prokuroria, e cila vlerësoi se ai më 15 qershor ka rrezikuar pronën dhe jetën e njerëzve.

Prokuroria sqaroi se i dyshuari pasi është larguar nga shtëpia, përmes autobusit ka shkuar në Qendër, ndërsa në një pompë benzine afër Ambasadës e ka mbushur shishen e plastikes me benzinë, për të vazhduar pastaj drejt vendit të krimit.

Ministria e Punëve të Brendshme dje (15 qershor) ka arrestuar një 44-vjeçar nga Shkupi. Gjithashtu është gjetur veshja që ai kishte veshur në momentin e kryerjes së veprës. MPB-ja, në koordinim me prokurorin publik, po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Në faqen zyrtare të MPB-së është publikuar një video ku shihet autori duke djegur dy automjetet dhe më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Incidenti ndodh në një periudhë të ndjeshme të marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Ky incident nuk është i pari i këtij lloji që ndodh ndaj Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, pasi më 11 janar 2026 ndodhi edhe një sulm tjetër kur një person i panjohur theu xhamin e derës hyrëse të ambasadës dhe u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas autoritetet e identifikuan dhe e arrestuan të dyshuarin, duke e trajtuar rastin si vandalizëm ndaj misionit diplomatik.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kasami me nenshkrimet ne tetove nis zyrtarisht rrugetimi i vlen it si parti politike 6a3190e1bdc52
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Me nënshkrimet në Tetovë nis zyrtarisht rrugëtimi i VLEN-it si parti politike

trump marreveshja shba iran po hyn ne fazen e dyte 6a31a4264503d
Lajmi i radhës

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Të fundit nga

Rizarta Hoxha zbulon të ardhurat mujore

Influencerja e njohur Rizarta Hoxha ka folur hapur për të ardhurat e saj mujore, duke surprizuar jo pak publikun me shifrën që zbuloi gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”. E pyetur
ShkoLartë